konkursi-i-be2.png

Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë/Përfaqësuesi Special i BE-së, përmes kontraktuesit të tij, Pi Communications, njofton të interesuarit që afati për dizajnin më të mirë të identitetit vizual për Bashkimin Evropian në Kosovë është zgjatur nga 15 shkurti deri më 22 shkurt.

Identiteti vizual do të përdoret në materiale të ndryshme të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë/Përfaqësuesit Special të BE-së.

Identiteti vizual i duhet të pasqyrojë idenë e Bashkimit Evropian: çfarë përfaqëson ai në përgjithësi dhe në Kosovë në veçanti. Ai dizajn duhet të tërheqë qytetarin në atë mënyrë që të jetë kreativ dhe i ndërlidhur me vlerat evropiane dhe themelin mbi të cilin është ndërtuar BE.

Ky identitet vizual duhet të paraqesë përpjekjet dhe të arriturat e Bashkimit Evropian në Kosovë. Duhet të ketë kuptim, të tregojë diçka, të jetë i qartë dhe i thjeshtë.

Identiteti vizual i BE-së në Kosovë duhet të jetë në përputhje të plotë me Doracakun e Komunikimit dhe Dukshmërisë për Projektet e Jashtme të Bashkimit Evropian: http://ec.europa.eu/europeaid/sites/devco/files/communication_and_visibility_manual_en_0.pdf dhe udhëzuesin grafik për simbolin evropian: http://publications.europa.eu/code/en/en-5000100.htm.

Fituesi i dizajnit të përzgjedhur do të shpërblehet me 1,000 euro. Nuk do të ketë asnjë kompensim tjetër monetar për angazhim gjatë procesit të dizajnit.

Inkurajohen të aplikojnë veçanërisht dizajnerët e rinj dhe dizajnerët nga komunitetet e ndryshme që jetojnë në Kosovë.

Në raundin e dytë, do të ftohen vetëm dizajnerët që konsiderohen t’i kenë përmbushur kriteret profesionale, artistike dhe vizuale nga Bashkimi Evropian në Kosovë.

Dizajni i përzgjedhur do të mbetet pronë e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë/Përfaqësuesit Special të BE-së dhe nuk mund të përdoret për qëllime të tjera.

Të gjithë dizajnerët e interesuar duhet t’i dorëzojnë punimet e tyre jo më vonë se 22 shkurt 2016, në ora 16:00, në adresën e email-it info(at)pirelations.com në një format PDF, jo më të madh se 4 megabajtë.

Teksti i plotë i rregullave të garës është në dispozicion edhe në uebfaqen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë/Përfaqësuesit Special të BE-së:

http://eeas.europa.eu/delegations/kosovo/index_en.htm.

Leave a comment